Modelja britanike, Jodie Marsh, pozoi tërësisht e zhveshur për tablloidin “The Sun”. Kjo bukuroshe në ndërkohë është bërë “bodybuilder-e” dhe trupin e saj të zhvilluar ua tregoi të gjithëve.

Jodie e palodhshme trajnohet deri në tetë orë në ditë dhe ushtron që të arrijë rezultatet sa më të mira në garat e “bodybuilding-ut”. Këto ditë ka filluar të realizojë edhe një reality-show për jetën e saj.

“E di që nuk jam e përkryer, por punoj shumë që të dukem si dua”, pati deklaruar kohë më parë kjo bukuroshe, në kohën kur nuk ishte edhe aq e kënaqur me pamjen. Ajo thotë se e tëra tani është ndryshuar për të mirë pasi që filloi të merret me “bodybuilding”, edhe pse në fillim ka qenë “e shokuar” me transformimin e trupit të saj.

Përveç që ndihet më me vetëbesim, e zbuloi se për lumturinë e saj meritor është edhe romanca e filluar kohë më parë me trajnerin, Brad Pearmain-in.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here