Joana përfaqësuese e Shqipërisë në Misses Globe 2009Ndërsa të gjithë e njohin si këngëtare pak njerëz mbajnë mend që dikur Joana konkurronte për kurorën e Miss Shqipërisë.

Pas 11 vjetësh ajo ka vendosur t’u rikthehet sërish evenimenteve të bukurisë. Buetooth zbulon në numrin e sotëm se Joana do të marrë pjesë në “Misses Globe 2009” e cila organizohet më 13 dhjetor në Sllovaki.

Joana është përzgjedhur për të përfaqësuar vendin tonë. E vetmja shqiptare që ka marrë pjesë në këtë konkurs ka qenë Valbona Selimllari, e cila rrëmbeu edhe kurorën e këtij Miss-i gati 10 vjet më parë.

Në këtë konkurs, vajzat duhet të jenë mbi moshën 24 vjeçe dhe vijnë përgjithësisht pas pjesëmarrjeve në Miss. A do të arrijë Joana të rrëmbejë kurrorën e këtij eventi? Le të presim ditët në vazhdim për ta zbuluar këtë!/Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here