Jo vetëm "SHOK-at", në "Oscar" pati edhe shqiptarë të tjerë Grupi i aktorëve të filmit të shkurtër kosovarë, “Shok”, nuk ishin të vetmit shqiptarë të pranishëm në ceremoninë e akademisë së Oscar-ëve.

Modelja, Emina Çunmulaj ishte e pranishme në after party-n e organizuar nga “Elton John Foundation” së bashku me burrin e saj, Sam Nazarian ku takoi edhe mikun e saj, aktorin Blerim Destani, transmeton Grazzi.

Yjet shqiptare realizuan edhe një fotografi së bashku por, ai që mungonte në mesin e tyre ishte edhe fotografi, Fadil Berisha. Ndërkaq, aktori, Blerim
Destani u pa edhe në shoqërinë e yllit të filmit “Skyfall”, Berenice Marlohe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here