Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez sapo kanë blerë një tjetër folezë dashurie, në bregdetin magjepsës të Malibusë.

Vila përrallore ndodhet vetëm pak metra larg detit, dhe sipas “The Sun”  i kushtoi çiftit 5.4 milionë dollarë.

Vila luksoze  ka tre kate, dhe hapësirë prej më shumë se 400 metrash katrorë, ku mund të gjesh palestër, dhomë për joga, sallë kinemaje, sauna dhe jacuzzi.

Shtëpia e tyre e re është ndërtuar në vitin 1949, dhe sipas burimeve pranë çiftit, ata e zgjodhën për pamjen e mrekullueshme që dhoma e tyre e gjumit ofron.

Ajo sheh drejtëpërdrejtë nga oqeani Paqësor dhe duket se kjo ka qenë një dëshirë e përbashkët e çiftit. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here