Duket se aktori gazmor, Jim Carrey, pas 17 vitesh të rolit të tij të Riddlerit në filmin “Batman”, do ta gjej përsëri veten në lëkurën e heroit të librave komik, pasi u konfirmua se ai ka fituar rol në vazhdimin e ri të filmit aksion “Kick Ass 2: Balls To The Wall”.Siç raporton revista “Luna”, komediani i famshëm do të luaj rolin e Colonel Starsit, i cili largohet nga mafia dhe i bashkohet grupit të super heronjve të quajtur “Justice Forever”.

Jeff Wadlow, producent i filmit, këtë lajm e ka konfirmuar me krenari në profilin e tij në Twitter, duke thënë “Na kanë mbetur vetëm gjashtë ditë nga fillimi i xhirimeve… edhe zyrtarisht e kemi Colonelin”.

Ky do të jetë filmi i parë i bazuar në libra komik për Carreyn që nga roli i tij i fundit të cilin e kishte pasur në filmin “Batman Forever” të vitit 1995.

Aktori 50 vjeçar famën më të madhe e ka fituar me rolin e tij në filmat e viteve ’90 të tilla si “The Mask” (1994) dhe të agjentit “Ace Ventura: When Nature Calls” (1995).

Por, në vitin 1997, ai pas shfaqjes në filmin “Liar Liar”, morin çmimin “Golden Globe Award” për aktorin më të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here