Jim Carrey lëshon një ueb-faqe të çmendur Komiku Jim Carrey do të lëshojë një faqe interneti ku do t’iu mundësojë fansave të futen në nënndërgjegjen e tij të çuditshme.

Aktori planifikon të futë mendime të tij të rastësishme, tema të çuditshme dhe skeçe komike në faqen e tij JimCarrey.com, që do të lëshohet të enjten.

“Është një pasqyrë psikodelike e trurit tim dhe mendoj se do të jetë argëtuese.

Ata (fansat) do të shohin gjithçka që ndodh në universin tim dhe do të realizohet në një mënyrë që do të sjellë kënaqësi duke biseduar”, ka thënë aktori./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here