Ia ka bërë fora!’ me filmin “CUTEeGRL” me të cilin në 5 nëntor të 2011-s fitoi çmimin “Best Thriller” në “Illionis International Film Festival”.

Shqiptari Jeton Murtishi këtë herë nuk është vetëm kompozitori, por edhe skenaristi dhe drejtori i filmit, prodhuar nga shoqëria që ka krijuar vetë në vitin 2009, “Albatone Production”.

Suksesi më i arrirë i këtij filmi, ky pas disa pjesëmarrjeve në festivale si” Beloit International Film Festival, Weyauwega International Film Festival, Lucerne International Film Festival dhe Yellowknife International Film Festival. Jetoni është bir i një emigranti shqiptar nga Struga, me rezidencë në Çikago, Pajazit Murtishi, një prej aktorëve të Teatrit Shqiptar Amerikan.

Së fundi, baba Pajaziti edhe i ftuar në festivalin ndërkombëtar të teatrit, ‘Skampa 2011” në Elbasan për të interpretuar monodramën: “Unë jam Adem Jashari”, muzika dhe efektet e së cilës ishin përgatitur nga vetë Jetoni. Nga teatri i të atit, i biri kapërcen më tej, duke u qasur edhe natyrshëm tek gjinia e përafërt me teatrin, por më në modë se ai; filmi dhe kinemaja. Fillimisht si kompozitor, e jo i pak filmave, më pas edhe si drejtor dhe skenarist, siç mbërriti në filmin e fundit. ‘Përpiqem të trupëzoj në krijimet e mia elementë të lindjes dhe perëndimit, duke u përpjekur të nxjerr një kombinim të teksteve dhe një stil të veçantë muzikor”, analizon Jetoni.

Sidomos këto dy-tre vitet e fundit i janë besuar kompozimet e mjaft filmave amerikanë si; “Night of the templar”, “Land of free”, “Blood kin”, “Life on purpose network”, ‘Hearts oh hope”, ‘The beautiful people” etj. Po ashtu ka bashkëpunuar me producentin John Bingham për filmin “Cashing Out” apo për filmin “Tun in get out; The tubby watts story” me Joe Caballero, skenarist dhe drejtor i filmit. Në vitin 2009 filmi “Zemrat e shpresës”, i cili trajton operiacionet kirurgjikale tek fëmijët, me muzikën e Jeton Murtishit, u përzgjodh dhe u dëgjua edhe në “The Queens International Film Festival”.

Jetoni ka gjetur udhët për të bashkëpunuar edhe me Shqipërinë. Pikërisht në shfaqjen e 15 marsit 2009 në teatrin e Korçës për shfaqjen ‘Karnavalet e Korçës’ me regji të Minella Borovës dhe Pandi Sikut. Por normalisht me kompozim shumë të suksesshëm të Jeton Murtishit.

Për t’u veçuar në karrierën e tij është edhe kompozimi i filmit “Thicker than water”, shkruar dhe drejtuar nga Del Harvey, i cili gjendet në treg që në vitin 2008. Del Harvey ka punuar në Hollivud për rreth pesëmbëdhjetë vjet me studiot më prestigjoze si Lukas Film dhe Disney.

Edhe live në koncerte

Si multinstrumentalist, Jetoni ka performuar në shumë koncerte anë e mbanë botës, duke kaluar nga një muzikë e lehtë për hollet mondane, deri tek elemente të kulturës muzikore tradicionale shqiptare.

Disa nga filmat e tij:

Beatiful People (Njerëz të bukur)

Hearts of Hope ( Zemrat e shpresës)

Brygada Pana Jana (Brigada Pana Jana)

Thicker than water (Më i thellë se uji)

Swirl (Vorbull)

Jetëshkrimi

Vendlindja: Strugë, Maqedoni

Vendbanimi: Çikago

Arsimi: Jetoni është një kompozitor klasik i trajnuar, pasi ka studiuar teori muzike dhe kompozicion në Universitetin e Ilinoisit Çikago dhe në Kolegjin Elmhurst nën mbikëqyrjen e dr.Kevin Olson.

Përvojë jete: Kompozitor i mjaft filmave amerikanë, si: “Night of the templar”, “Land of free”, “Blood kin”, “Life on purpose network”, ‘Hearts oh hope”, ‘The beautiful people” etj. Por edhe producent, skenarist filmash dhe instrumentist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here