Ndonëse është vetëm 1-vjeç, Stormi Webster ka arritur të shfaqet në një prej kopertinave më të njohura botërore. Vogëlushja, mamaja e saj, Kylie Jenner dhe Kriss Jenner kanë qenë imazhi kryesor i kopertinës ‘HarpersBazaar’ për këtë muaj. 21-vjeçarja, Jenner ka dhënë një intervistë ekskluzive duke treguar detaje lidhur me mëmësinë dhe të qenurit një rol model.

“Kur u bëra nënë për herë të parë, e gjithë perspektiva e jetës sime ndryshoi dhe po ashtu mënyra se si unë shikoja mamanë time, pasi i vlerësova më shumë të gjitha gjërat që ajo ka bërë për mua”,- është shprehur miliarderja e famshme gjatë intervistës. Ajo ka treguar gjithashtu se pas ardhjes në jetë të Stormit ka ndryshuar shumë mënyra se si ajo i mendon gjërat.

“Tani mund ta kuptoj si ndihet mamaja ime për mua, mënyrën si më do dhe sa e fortë është dashuria e saj për të gjithë fëmijët, pasi e shoh tek fakti se sa e afeksionuar jam unë pas Stormit”,- shtoi Jenner për këtë kopertinë.

Kujtojmë se kohët e fundit në rrjet ka qarkulluar lajmi se Kylie është shtatzënë për herë të dytë, për shkak se disa kohë më parë ajo ka shprehur publikisht dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë. Pavarësisht këtyre lajmeve ajo ka zgjedhur të mos reagojë, duke mos konfirmuar apo mohuar asgjë lidhur me shtatzëninë e radhës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here