Këngëtarja e hitit “It’s time”, Jeta Faqolli, e cila ka bashkëpunuar me treshen e djemve rumunë “Deep System”, ka thënë së fundmi se në performancat e saj përpiqet të zhvishet me stil, në mënyrë që të mos jetë ekstravagante, por njëherazi të përmbushë qëllimin për të qenë seksi.

Në fakt, në sinkron me këtë synim, Jeta pak kohë më parë ka ndryshuar edhe look, duke u shndërruar në “kokëkuqe”.

Por çfarë do të thotë me stil, sepse këngëtarja nuk e ka sqaruar shumë: të mos jesh vulgare, të jesh në një hap me modën, të jesh e vetëpërmbajtur?!

Në performancat e saj skenike Jeta zakonisht preferon të ndërthurë klasiken me modernen, ndërsa në klipin veror “It’s time” e kemi parë të shfaqet edhe me boksera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here