Jeta Faqolli e suksesshme edhe në festivale. Ajo edhe këtë herë do të performoj në festivalin “Top Fest 9”, ku do të jetë bashkë me këngëtarin Kellyn.

Kënga që do ta prezantojnë ata titullohet “Vetëm jeto” që sipas Jetës është punuar mjaftë shumë në të. Mbase sukseset janë në pritje.

“Kemi punuar mjaftë shumë në këtë këngë me të cilën do të prezantohemi në festivalin “Top Fest 9”. Në këtë festival kam marrë pjesë edhe disa herë dhe kjo më bënë të ndjehem mirë se kam rastin të promovoj këngë të reja. Uroj që çdo gjë të shkoj mirë në paraqitjen tonë të enjten mbrëma”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Jeta ka shumë plane për këtë vit, ajo do të realizoj edhe disa këngë dhe klipe për adhuruesit e saj kudo që janë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here