Po mbushet gati një muaj nga vrasja e Arjan Selimit, njërit prej personazheve më të mediatizuar, kjo edhe për faktin se ishte partneri i showgirl-it të njohur, Inis Gjoni. Kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu, pak muaj që shijonte lirinë e tij, pak muaj që rrinte fizikisht më Inis Gjonin.

Ndërkohë që virtualisht kishin ndenjur për vite me radhë, pak muaj që kishin ngjizur fëmijën e tyre dhe ëndrra iu pre në mes, pas një krimi makabër që i mori jetën poshtë pallatit, ku jetonte dhe që sot, pas një muaji, mbetet ende pa autor.

Por, si po vazhdon jeta e Inis Gjonit pas humbjes së partnerit të saj?

Ajo është rreth muajit të shtatë të shtatzënisë, kohë kur edhe në kushte fare normale, një grua ka nevojë të ndihmohet nga të tjerë, por kësaj i shtohet edhe dhimbja e madhe për humbjen e njeriut të dashur dhe babait të vajzës së saj, gjë që e bën edhe më të domosdoshme praninë e të afërmve.

Miqtë e saj na rrëfejnë se Inisi po jeton në shtëpinë e së motrës, Ingrid Gjonit, e cila siç dihet prej vitesh, jeton vetëm në një shtëpi të saj tek Komuna e Parisit, shumë afër me shtëpinë e dy motrave, njëra prej të cilave e martuar dhe me dy vajza. Inisi, edhe pse e ka shtëpinë shumë afër motrave të saj, nuk ka ndenjur aty, por është vendosur tek e motra, e cila edhe kujdeset për të gjithë kohën.

Gjithashtu edhe miqtë e saj apo të Arjanit vijnë dhe e takojnë te shtëpia e Ingridit. Ndërkohë, Inisi po rregullon disa gjëra në shtëpinë e saj, e cila ka nevojë për disa përshtatje para se të vijë bebja në jetë.

Miqtë tregojnë se Ingridi ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj artistike, ku në axhendë këto kohë ka pasur mjaft koncerte brenda dhe jashtë dhe këtë e ka bërë për t’i qëndruar motrës afër. Jo vetëm Inisi, por edhe Ingridi i kanë shumë të kufizuara daljet, kryesisht për punë të rëndësishme, ndërkojë që Ingridi nuk shihet më në baret që frekuentonte dikur me miqtë e saj.

E gjithë kjo është një situatë më se e kuptueshme, sepse motra dihet që është një njeri shumë i afërt dhe kush më mirë se ajo mund t’i qëndronte afër në momente kaq të vështira. Ne i urojmë Inisit një shtatzëni të mbarë dhe një lindje të lehtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here