Para se të vdiste në korrik të vitit të kaluar, në moshën 27- vjeçare, Amy Winehouse ishte në rrugë të mirë për t’u bërë “Gruaja e ilustruar”, me një seri të tatuazheve provokuese që ishin mjaft të ekspozuara për publikun, falë mënyrës së saj të të veshurit me pantallona e bluza të shkurtra.

Ajo asnjëherë nuk pati rastin të shkruante një autobiografi, por shumica e rrëfimit të saj jetësor ndodhet në tatuazhet e saj – obsesionet romantike, ëmbëlsia familjare, aspiratat dhe përjetimet e saj.

“Është një mënyrë për të vuajtur për gjërat që për ty kanë pasur shumë domethënie”, kishte thënë ajo për mënyrën e të shkruarit me laps. “Por unë doja dhimbjen.

Për mendimin tim, kjo të çliron”. Në përvjetorin e parë të vdekjes së këngëtares Amy Winehose, Chris Willman ka publikuar një artikull me ato që rrëfen arti që ishte gravuar në trupin e saj.

“Daddy’s Girl” (Vajza e babait)

Babai i saj, Mitch Winehouse, sapo ka publikuar një biografi me titull “Amy, My Daughter” (Amy, vajza ime). Në mesin e tatuazheve që ka pasqyruar përmes fotografive është edhe tatuazhi “Daddy’d Girl’ (Vajza e babit), që ajo kishte në krahun e majtë. Babai i saj, këngëtar i jazz muzikës, pa dyshim ishte një nga njerëzit më të dashur në jetën e saj, edhe pse ai shpesh kishte folur keq për të sa ishte gjallë, për shkak të përvojave të hidhura që shkaktoheshin nga përdorimi i substancave narkotike.

Blake

Në biografinë e tij, babai i Amy, Mitch shkruan: “Së fundi ka ndodhur që një nga albumet më të shitura në Britani të Madhe të shekullit njëzetenjë (Back to Black), ka të bëjë me dashurinë e madhe në të cilën frymon Zoti. Paksa ironike apo jo?”. Ai ishte duke iu referuar, obsesionit më të madh të vajzës së tij, Blake Fielder. Por miratimi i babait nuk nënkuptonte që Blake nuk e meritonte tatuazhin e vet. Ajo kishte gravuar këtë emër në pjesën e sipërme të gjoksit të majtë. Pas divorcit të tyre, ishte raportuar që Winehouse kishte shkuar nëpër dyqane të ndryshme për të hequr tatuazhin nga gjoksi i saj. Ndoshta i dashuri i saj, Reh Traviss, nuk kishte pasur dëshirë që emri i ish-bashkëshortit të saj të figuronte në një zonë të ndjeshme. Për Traviss ajo nuk bëri tatuazh asnjëherë.

“Zogu – asnjëherë mos m’i shkurto krahët”

Zogu i këndshëm që ndodhej në krahun e saj të djathtë nënkuptonte melodinë, por slogani që shkonte me të “mos shkel mbi mua”, nënkupto sfidën. Ilustrimi i zogut tani është logo e fondacionit “Amy Winehouse Foundation”, që është organizatë humanitare e themeluar pas vdekjes së saj, për të ndihmuar të rinjtë e varur nga droga.

“Gjyshja Cynthia”

Amy nuk bëri asnjëherë një tatuazh për nënën e saj. “Kur Amy e bëri tatuazhin e babait të saj, më pyeti ‘A dëshiron ta bëjë edhe një për ty’. Unë i thashë ‘Jo mos u brengos. Nuk janë gjëra për mua”, kishte thënë nëna e saj Janis. Por Winehouse kishte bërë një tatuazh të gjyshes së saj, Cynthia, e cila ishte po ashtu këngëtare. Cynthia vdiq më 2006 por sipas tatuazhit që ka bërë Amy, dukej se ajo kishte qenë në formë shumë të mirë.

Shqiponja

Në gishtin e mesëm, Winehouse kishte një simbol metaforik që pasqyronte një shqiponjë të ngjyrosur me ngjyra amerikane. Mbase simboli egjiptian përfaqësonte një kërkesë të saj për përjetësinë dhe mbase simboli tjetër përfaqësonte se ajo së paku do të mbetej gjithmonë e madhe në Amerikë.

A, për Alex Claire

Pasi u nda me Fielder – Civil, Winehouse pati një lidhje me Alex Claire, mjaft sa për të bërë tatuazh një ‘A’ në gishtin e saj të unazës. Por ajo ia theu zemrën kur iu kthye Black.

Pëllumbi

Një nga tatuazhet e fundit që kishte bërë Amy Winehouse sa ishte gjallë, ka qenë një pëllumb në pjesën e majtë të qafës së saj. Por nëse ikja nga telashet ishte aspiratë e saj, ky qëllim më shumë ishte ilustruar sesa që ishte realizuar në praktikë.(Fotolegjenda: Këngëtarja britanike u gjet e vdekur në banesën e saj në Londër një vit më parë, pasi kishte konsumuar një koktej ilaçesh dhe alkool)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here