Këngëtarja Jessie Jay ka anuluar performancën në Northumberland të Anglisë, sepse ajo u diagnostikua me cytomegalovirus, një sëmundje që shkakton mononukleozë, shkruan portali “Entertainment Wise.”

Njerëzit e infektuar me këtë virus kanë temperaturë të lartë dhe janë të prirë për ndezje të mushkërive dhe si terapi rekomandohet një ushqim i veçantë dhe relaksim, për ç’arsye këngëtarja vendosi që të anulojë performancat.

“Jemi shumë të zhgënjyer që po e shtyjmë koncertin, i cili ishte menduar të mbahej të shtunën. Jemi me Jessien dhe i urojmë asaj një shërim të shpejtë,” shkruan në deklaratën e promotorit të koncertit.

Koncerti tani është planifikuar që të mbahet më 25 gusht dhe shumë adhurues janë të zhgënjyer, sepse Jessie edhe vitin e kaluar u desh të anulonte një numër të madh të shfaqjeve për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Ndërsa vetë këngëtarja në një postim të sajin në profilin e Twitterit u ka kërkuar falje edhe personalisht adhuruesve të saj: “Dua t’u kërkoj falje personalisht të gjithë fansave. Unë kam qenë e diagnostikuar me një infeksion viral kohët e fundit, që më ka shkaktuar shumë lodhje”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here