Jessie J nuk ndalet!Jessie J i është futur punës me kokë. Këngëtarja 27 vjeçare, e cila së fundmi publikoi edhe këngën “Sorry To Interrupt” në bashkëpunim me banden britanike Rixton, ka deklaruar se ka në mendje disa tekste për të cilat është duke u përpjekur të krijojë muzikën e duhur.

Lajm ky që vjen gjatë kohës që artistja është duke ndjekur tour-in e saj europian në mbështetje të albumit të tretë, “Sweet Talker”.

Artistja londineze megjithatë nuk e ka mohuar mundësinë se në një të ardhme të afërt do të largohet nga muzika për t’iu përkushtuar familjes që kërkon të ndërtojë me të dashurin e saj Luke James, me të cilin u lidh tetorin e vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here