Jessie J ka treguar anën e saj të kujdesshme, pasi që ka dhuruar 3,000 funte për bamirësi për fëmijë.

Krijuesja e hitit “Price Tag” ka vizituar studiot e BBC Radio 1 dhe ka vendosur të bëjë një donacion bujar për të çuar shumën totale për “Children In Need” në 100.000 funte.

Ajo pastaj ka shkruar në faqen e vet të Twitter, ku ka kërkuar nga fansat të ndjekin shembullin e saj. “Unë sapo kam depozituar 3000 funte në “Children In Need” në shoun e Fearne cotton (radio) për t’i bërë 100.000. Le të përfshihet secili. Bëni ndryshimin.”

Jessie J po ashtu është ofruar për të perfomruar në mbledhjen e fondeve të “Children In Need” në Manchester, së bashku me Lady Gaga, Coldplay, Take That dhe yllin Gary Barlow.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here