Jessica Simpson është një nga yjet e pakta që dëshiron të ndajë gjithçka me publikun.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, këngëtarja dhe aktorja me kënaqësi ka zbuluar detaje rreth gjendjes së trupit të saj dhe jetës seksuale, ndërsa tani për revistën “People” ka rrëfyer se si ka vendosur të injorojë këshillat mjekësore për seks pas lindjes.

Aktorja 31-vjeçare, e cili më 1 maj lindi djalin Maxwell me anë të prerjes cezariane, pohon se thjesht nuk ka mundur t’u rezistonte kërkesave të Eric Johnson në dhomën e gjumit. “Kam thyer një rregull. Unë mendoj se kam mashkullin më seksi në botë… Dhe ky është rregulli që kam vendosur ta thyej.”

Mjekët paralajmërojnë nënat e reja se nuk është mirë që të lëshohen në marrëdhënie seksuale të paktën edhe për gjashtë javë pas lindjes, ndërsa kur është në pyetje prerja cezariane është e nevojshme që të kaloj një kohë e caktuar që plaga të shërohet, në mënyrë që të mos infektohet apo të rihapet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here