Jessica SimpsonJessica Simpson ka kryer mallkimin e ish të dashurit të saj Tony Romo me ndihmën e një shtrige të cilën e ka takuar me anë të internetit.

Bukuroshja Simpson e cila ishte braktisur nga ylli i bejsbollit Tony Romo një natë para ditëlindjes së saj të 29 muajin e kaluar, ka vizituar një grua të cilën e ka takuar në internet për ta ndihmuar që t’i bëj magji Tonyt dhe t’ia prish gjasat që sërish të bie në dashuri.

“Natyrisht Jessica është një vajzë shumë e lezetshme, por ajo ende nuk mund të besoj që Tony e ka lënë atë ashtu pashpirt”, ka thënë një burim i revistës National Enquirer.

“Ajo ka gjetur një grua në Kaliforni. Ato dyja u takuan në shtëpinë e Jessicas në Beverly Hills ku ndezën një qiri, dogjën disa lloj aromash dhe thanë disa fjalë magjike”, ka shtuar burimi për revistën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here