Jessica Simpson e dashuruarJessica Simpson është e magjepsur me anëtarin e grupit ‘Smashing Pumpkins’, Bill Korgan, sa ata praktikisht janë në romancë.

Disa burime  kanë thënë ‘E! News’ se Xhesika 29 vjeçe është e çmendur pas Korganit 43 vjeç, sa nuk i intereson fare dallimi në moshë mes tyre. Jessica dhe Billi për herë të parë janë shoqëruar gjatë një ndeje të një miku të përbashkët më 6 nëntor.

Ajo plotësisht është e çmendur pas Billit dhe qasjes së tij gazmore dhe të mençur, i ka thënë një mik i ngushtë i Jessica, revistës OK!.

Ajo thotë se dëshiron t’i dërgojë gjërat më përpara, ka shtuar ky burim.Miku im, Billi Korgan, ka një qasje të pastër dhe të ndriçuar në besimin.

Hyni në ueb-faqen e tij të re, ka shkruar Jessica në Twitter  më 11shtator. Miqtë e saj të ngushtë nuk dinë se çfarë të thonë rreth të dashurit të saj të ri, pasi mendojnë se do të jetë vetëm njëri nga lista e pafund e dashnorëve të saj.

Ata mendojnë se ai është tepër i moshuar për të. Asnjëri prej tyre më nuk i merr seriozisht dashnorët e saj, sepse ajo ka aq shumë. Janë të lodhur me ta, ka përfunduar ky burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here