Jessica BielFansat e aktores Jessica Biel duhet të ruhen, pasi ajo është ylli më i rrezikshëm për ta kërkuar internet.

Adhuruesit e aktores së filmit “Blade Trinity” janë më të prirë të bien viktimë e viruseve nga interneti derisa kërkojnë informata për bukuroshen, më shumë se sa kur kërkojnë fytyrat tjera të famshme.

Sipas kompanisë së sigurimit online, MCAfee Inc., fansat që kërkojnë në Google aktoren kanë shanse një në pesë të përfundojnë në ndonjë faqe që dëmton kompjuterin e tyre.

Megjithatë Biel ka shoqëri të mirë, pasi aktori i famshëm i Hollywoodit, Brad Pitt, po ashtu u shpall si ‘fytyra më e rrezikshme në internet’ vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here