Jessica BielNjë prej aktoreve më të pasionuara pas kafshëve shtëpiake, Jessica Biel është vendosur në qendër të kritikave të shoqatave ambientaliste. 31-vjeçarja u fotografua të martën duke shëtitur në New York së bashku me dy qentë e saj të racës “pit-bull” dhe duke dëgjuar muzikë.

Megjithatë, më shumë se sa linjat e saj të shkëlqyera, ajo që ra në sy tek Biel ishin qaforet e pazakonta me të cilat ajo kishte lidhur qentë, pajisur me një pajisje që shkarkon rrymë elektrike mbi trupin e kafshëve në rast se ato bëhen agresive, transmeton TCH.

Rryma, ndonëse në doza të ulëta dhe e padëmshme për kafshën, është në gjendje të disiplinojë qenin, duke e bërë atë të qetësohet e t’i bindet kështu të zotit.

Megjithatë, për shoqatat e kafshëve kaq ka mjaftuar dhe menjëherë ata kanë sulmuar Bielin, e cila u mbrojt duke siguruar se e kishte përdorur më parë këtë pajisje mbi veten dhe se kishte vendosur të lidhte qentë me ato qafore, pasi gjithçka ndihet nga kjo është vetëm një pickim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here