Jessica Biel dhe Emile Hirsch kanë filluar udhëtimin e tyre për t’u ngjitur në malin Kilimanxharo.

Të dy, së bashku me Lupe Fiasco, Elizabeth Gore dhe Isabel Lucas, aktualisht janë duke u ngjitur në majën më të lartë të Afrikës për të rritur vetëdijen dhe fondet për krizën globale të ujit, shkruan People.

Para se të ngjiten, grupi kaloi ca kohe me banorët e fshatrave në afërsi të qytetit Arusha, Tanzani, për të ngritur vëmendjen për krizën që ka lënë rreth një miliardë njerëz rreth botës pa qasje në ujin e pastër.

“Të takoj njerëz dhe banorë në Tanzani… ka qenë një përvojë e paçmueshme dhe e habitshme për mua. Shpresoj se të tjerët do të inspirohen për të gjetur mënyra për të ndihmuar”, ka thënë Biel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here