Jessica Biel, e cila të premten e kaluar u martua me Justin Timberlake, dëshiron të fillojë familje sa më shpejt.

“Jessica është e pushtuar dhe tash është e gatshme për foshnjë, sa më herët që mundet”.

“Pas martesës së ëndrrave në Itali, Jessica i ka thënë Justin se është e gatshme të ketë fëmijë me të dhe dëshiron edhe ai të fillojë të mendojë për të ndërtuar familje”.

“Jessica ka menduar për të qenë nënë për tashmë një kohë, por duke qenë tradicionaliste, ka dashur të presë derisa të martohet”.

“Ajo planifikon dy fëmijë, në mënyrën ideale një djalë dhe një vajzë, pasi është rritur me një vëlla më të ri dhe beson se është e shëndetshme të kesh një të tillë”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here