Jessica Alba urren fitnesin Jessica Alba thotë se ajo nuk e pëlqen fitnesin edhe pse falë stërvitjeve ajo i ruan linjat e përkryera trupore.

Këto komente 34-vjeçarja i ka bërë gjatë një intervistë për revistën “Shape”, ku thotë se me vështirësi gjen kohë për ushtrime, pasi vazhdimisht e ngarkuar me përkujdesjen ndaj fëmijëve, me xhirimet e filmave dhe udhëheqjen e kompanisë së saj “Honest”.

“Nuk dua t’ju gënjej. Stërvitjet janë të mërzitshme. Duhet të djersitem shumë, përndryshe ndihem sikur nuk kam bërë asgjë. Kur i kam veç 30 minuta bëj lloj-lloj ushtrime”.

Jessica Alba urren fitnesin

“Ia atribuoj trupin tim arteve luftarake, gjimnastikës, vallëzimit dhe ushtrimeve të forta që i bëra gjatë incizimeve të “Dark Angel”. Kjo më ka bërë më të fortë dhe të ndihem më mirë”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here