Ka munguar për disa kohë nga ekrani për shkak të lindjes së djalit por tashmë Jessica Alba rikthehet fuqishëm.

Në projektet më të afërta të bukuroshes janë tre filma, “Të prezantoj vogëlushë”, “Vrasësi brenda meje” dhe “Machete”. Ndërkohë, në vitin 2011 ajo do xhirojë edhe “Sin City 2”.

Këto projekte Alba i ka shpalosur në revistën “Total Film” ku ka pozuar edhe për kopertinën. Komedi, fantashkencë dhe aksion.

Me pak fjalë, bukuroshja e ekranit hollivudian nuk do kursejë asgjë për fansat, të cilët po e presin prej një kohe relativisht të gjatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here