Jessica Alba pjesë e Meet the Fockers Alba shprehet se është duke u përgatitur të takojë familjen ‘Focker’, pasi thuhet  se aktorja është në bisedime për të qenë pjesë e vazhdimit të tretë të komedisë së famshme të Ben Stiller.

Në film përsëri do të jenë Stiller si edhe Robert De Niro, Dustin Hoffman, Teri Polo, Blythe Danner, Barbra Streisand dhe Owen Wilson.

Stiller, së bashku me Wilson dhe De Niro, kanë nënshkruar për të realizuar edhe komedinë e ardhshme “Little Fockers”, që do të jetë vazhdim i dy filmave të parë, që kanë siguruar më shumë se 800 milionë dollarë në mbarë botën.

Alba raportohet se do të jetë pjesë e filmit të ri, skenarin e të cilit do ta bëjë edhe kësaj here John Hamburg. Filmi thuhet se do të fillojë të xhirohet më vonë gjatë këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here