Jennifer Love Hewitt ka thyer dorën e saj ndërsa po stervitej në një seancë boksi.  Ajo tregon se ishte në një seance për t’u rikthyer në formë për sezonin e dytë të emisionit të saj “The Client”, por përfundoj e lënduar nga ky proçes.

Ajo ka marrë një periudhë pushimi deri sa të shëndoshet krahu. “Do më duhet të kaloj gjithë fundjaven në pizhamet e mija të preferuara”, citoj ajo në Twitter.

Hewitt bëri të ditur lajmin për thyerjen e krahut të shtunën mbrëma në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, megjithatë ajo nuk shpjegoi me detaje se ku e kishte thyer, dhe sa shumë i kishtë dhëmbur fraktura e pësuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here