Jennifer Love Hewitt e lënduar Jennifer Love Hewitt është e lodhur nga raportet e vazhdueshme se ajo është ndarë nga i dashuri i saj Jamie Kennedy dhe thotë se thashethemet e kanë ‘lënduar’.

Bashkëaktorët e filmit “Ghost Whisperer” kanë qenë në lidhje që nga fillimi i këtij viti, pas ndarjes së Hewitt nga i fejuari Ross MCCall.

Dyshja janë shoqëruar vazhdimisht nga raportet se janë në prag të ndarjes, pasi Kennedy është ende i dashuruar në ish-të dashurën e tij, ish-asistenten e Britney Spears, Shannon Funk.

“Nuk do të gënjej, nuk është diçka që të zemëron, por në fakt të lëndon. Është vërtet shumë lënduese që njerëzit flasin këtë. Ne po përpiqemi të jemi vërtet të lumtur. Kjo bëhet ca e vështirë kur gjithkush ju jep energji negative”, ka thënë aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here