Xhenifer Lopez vazhdon të duket gjithmonë e më “hot”, duke ekspozuar trupin jo vetëm nëpër videoklipet e saj, por tashmë edhe në një film.

Këngëtarja është zhveshur duke dalë në mbathje dhe shkëmben një puthje pasionante në dush me aktorin Xhejson Statam në filmin më në fundit “Parker”.

Ylli 43-vjeçar luan rolin e një agjenteje pasurish të paluajtshme në këtë triler-kriminal që do të dalë në kinema në janar të vitit 2013.

Ajo që në film mban emrin Leslie, ndihmon Parker, ish-hajdut që u pre në besë nga banda e tij, teksa në tentativën për të vërtetuar se ajo është në anën e tij, ai kërkon dëshmi nëse ajo nuk është duke regjistruar të gjitha bisedat mes tyre, teksa i thotë: “Hiqi rrobat, duhet të e di nëse je krejtësisht e pastër…”.

Aty ai i bën një kontroll të imtësishëm të trupit të J.Lo, e cila ndërkohë fillon të bie në dashuri me protagonistin, aq sa më vonë shkëmbejnë edhe një puthje pasionante, teksa janë të zhveshur nën dush.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here