Jennifer Lopez, si princeshë!Ajo njihet për veshjet e guximshme dhe transparente në skenë dhe jashtë saj.Por, këngëtarja Jennifer Lopez së fundmi u paraqit si një hirushe para se të shkelte në qilimin e kuq tek ndarja e çmimeve ‘Tony Awards’.

45-vjeçarja para se të shkonte në ballo u paraqit me një veshje sportive duke u shëtitur me fëmijët e saj rrugëve të Nju Jorkut, transmeton Kosova Sot Online.

Por, gjyqtarja e spektaklit ‘American Idol’ befasoi të gjithë teksa në mbrëmje u shfaq si një princeshë me një fustan glamuroz të kaltërt me nuance prej ari.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here