Marc Anthony, ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez, ia ka ndaluar të dashurit të saj të ri që t’i vozisë fëmijët e tyre Max dhe Emma.

Ndërsa J-Lo ka vendosur të shesë unazën e shtrenjtë të martesës dhe të gjitha rrobat që ia dhuroi Anthony.

Jennifer është shumë e zemëruar me veprimin e këngëtarit dhe shumë miq thonë se lëvizja e saj për hakmarrje ishte e pritur.

Jeniffer Lopez pas shumë thashethemeve se është në një lidhje me mikun e saj të ngushtë, aktorin Bradley Cooper, i mohoi ato duke u ekspozuar në krahët e balerinit të mirënjohur amerikan, Casper Smart, i cili është 18 vjet më i ri se ylli i hit këngës “Love don’t cost a thing”, në videoklipin e të cilit ishte njoftuar çifti për herë të parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here