Jennifer Lopez dëshiron ta bëjë yll të dashurin e saj të ri, balerinin Casper Smart, kështu që po ia paguan orët e aktrimit. “Casper po ndjek orët e mësimit për aktrim, sepse Jennifer do që ta bëjë atë yll.

Mendon se do të ishte një kënaqësi që të luante përkrah tij, siç kishte luajtur më parë me Ben Affleck dhe Marc Anthony”, tha një burim anonim për mediEt amerikane.

Kohë më parë mediEt kanë raportuar se J-Lo të dashurit të saj i jep10 mijë dollarë për shpenzime javore, sepse i duket marrëzi që sa herë që shkojnë (së bashku) në darkë ajo të paguajë llogarinë.

Ajo gjithashtu nuk dëshiron që Casper të mendojë nëse fëmijët e saj do të kenë me çka të paguajnë një super dhuratë apo ta befasojë atë me ndonjë fundjavë romantike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here