Lopez do të paraqitet në serialin televiziv amerikan “Glee”, në rolin e një femre që punon në një lokal.

Këngëtarja e hitit “If You Had My Love” , e cila është paraqitur në filma të tillë, si “Gigli” dhe “Monster-In-Law”, mund të paraqitet përkohësisht në këtë dramë.

“Jemi duke shkruar një rol për Jennifer Lopez, të cilën e duam. Dëshirojmë që ajo të jetë një femër kafeneje”, ka thënë krijuesi i serialit, Ryan Murphy.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here