Jennifer Lopez: Meshkujt shkojnë e vijnëBukuroshja e ka pranuar se miqtë e saj kanë qenë mbështetës të fuqishëm gjatë divorcit dhe se tani e ka kuptuar se sa të rëndësishëm janë në jetën e saj

Ajo është një luaneshë e vërtetë dhe një profesioniste e shkëlqyeshme në atë që bën, çka e dëshmojnë tërë këto vite gjatë të cilave është në maje të popullaritetit. Jennifer në fotot e reja, ka treguar pamjen e saj seksi, e cila me kalimin e viteve është gjithnjë e më i fuqishëm, ndërsa në intervistën përcjellëse për revistën “Marie Clair”, ajo zbulon detaje interesante nga jeta e saj private.

Edhe pse kjo 46-vjeçare konsiderohet si njëra nga femrat më seksi të ditëve të sotme, ajo ka zbuluar se jo gjithherë e ka konsideruar veten si të tillë dhe ka shtuar se gjithmonë ka qenë ‘një vajzë e mirë’. E ka komentuar edhe videospotin e këngës së saj “Booty”, duke thënë se qëllimi i saj nuk ka qenë që të jetë aq provokuese. “Kam dashur të jetë seksi dhe bukur dhe jo seksi dhe provokuese. Kur jeni të ri, provokuesja është në rregull, por në moshën time nuk është diçka që më nevojitet”, ka thënë Jennifer për videospotin i cili ka shkaktuar shumë komente, transmeton Zëri.

Jennifer Lopez: Meshkujt shkojnë e vijnë

Këngëtarja ka sqaruar se edhe në rini ka bërë videospote seksi, por tema gjithmonë ka qenë për një vajzë të mirë e cila është dashuruar dhe jo për një vajzë të keqe e cila bën çfarë të dojë. Gjatë intervistës, Jennifer ka dhënë edhe ca detaje në lidhje me divorcin nga Marc Anthony, babain e fëmijëve të saj binjakë. Bukuroshja e ka pranuar se miqtë e saj kanë qenë mbështetës të fuqishëm gjatë divorcit dhe se tani e ka kuptuar se sa të rëndësishëm janë në jetën e saj. “E kam kuptuar se kam kaluar nëpër periudhë të vështirë gjatë martesës, mirëpo, shoqet e mia ishin gjithmonë aty përkrah meje. Siç thonë, meshkujt shkojnë e vijnë, por shoqet mbesin për tërë jetën”, ka thënë Jennifer.

Ajo ka folur edhe për kolapsin që kishte pësuar në vitin 2000, për shkak të punës së madhe, duke thënë se vetëm atëherë e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është shëndeti.

Dukja

Edhe pse kjo 46-vjeçare konsiderohet si njëra nga femrat më seksi të ditëve të sotme, ajo ka zbuluar se jo gjithherë e ka konsideruar veten si të tillë dhe ka shtuar se gjithmonë ka qenë ‘një vajzë e mirë’. E ka komentuar edhe videospotin e këngës së saj “Booty”, duke thënë se qëllimi i saj nuk ka qenë që të jetë aq provokuese

Vajzë e mirë

Këngëtarja ka sqaruar se edhe në rini ka bërë videospote seksi, por tema gjithmonë ka qenë për një vajzë të mirë e cila është dashuruar dhe jo për një vajzë të keqe e cila bën çfarë të dojë. Gjatë intervistës, Jennifer ka dhënë edhe ca detaje në lidhje me divorcin nga Marc Anthony, babain e fëmijëve të saj binjakë

“Kam dashur të jetë seksi dhe bukur dhe jo seksi dhe provokuese. Kur jeni të ri, provokuesja është në rregull, por në moshën time nuk është diçka që më nevojitet”, ka thënë Jennifer për videospotin “Booty”, i cili ka shkaktuar shumë komente

Meshkujt

“E kam kuptuar se kam kaluar nëpër periudhë të vështirë gjatë martesës, mirëpo, shoqet e mia ishin gjithmonë aty përkrah meje. Siç thonë, meshkujt shkojnë e vijnë, por shoqet mbesin për tërë jetën”, ka thënë Jennifer

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here