J.Lo  padyshim se do ta mbajë mend vitin 2011 për shumë gjëra. Përveç divorcit nga Marc Anthony, ky ka qenë një vit i mirë për të kur bëhet fjalë për karrierën.

Kënga e saj “On The Floor” është videoklipi më i shikuar në YouTube duke kaluar shifrën prej 454 milionë shikimesh, ndërsa numri i shikimeve pritet të rritet edhe më shumë derisa të përfundojë viti.

Në vend të dytë është LMFAO me këngën “Party Rock Anthem”, si edhe me klipin “Sexy And I Know It” që është në vend të tetë.

Vendi i tretë i takon Bruno Mars (“The Lazy Song”), vendi i katërt Nicki Minaj (“Super Bass”), ndërsa vendin e pestë e zë Pitbull (“Give Me Everything” dhe “Rain Over Me” që është në vend të gjashtë).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here