Jennifer LopezKëngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez e pranoi se edhe më tutje frikësohet nga terri. Ajo deklaroi se duhet gjithqysh që ta ketë dritën e ndezur që të mund të flejë.

“E dua qetësinë, por nuk e dua terrin. Marc e ndal dritën kur të vjen në dhomë, por atëherë unë veç jam e fjetur”, tha Jennifer për ‘InStyle’. Ylli latin e njohur për prapanicën e saj seksi, momentalisht gjendet në New York, ku është duke e realizuar komedinë romantike “The Back Up Plan”. Kur nuk është në incizime, Jennifer shumicën e kohës e kalon me binjakët 19-muajsh Max-in dhe Emma-n.

Edhe pse kohën e fundit flitej se ajo ishte grindur shumë me të shoqin, gjërat si duket kanë ardhur në vendin e vet. Të kujtojmë se në fillim të këtij viti disa fqinj anonim kishin pohuar se ‘replikat’ e Marc-it dhe Jennifer-it janë të padurueshme. “Kjo është zhurma e përditshme e çiftit. Jo rrallë herë ai i kishte deklaruar se ajo është e trashë”, deklaroi një nga fqinjët e çiftit të njohur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here