Jennifer Lopez gati për martesën e katërtJennifer Lopez, 46-vjeçe, duket se ka kuptuar së nuk është më e re dhe se ka ardhur koha që të gjejë mashkullin e saj të jetës.

Një burim i afërt me artisten ka zbuluar për revistën OK! se ky mashkull ka shumë gjasa të jetë 28-vjeçari Casper Smart.
Ndonëse çifti u ndanë vitin e kaluar për shkak të një tradhtie nga ana e Casper, miq të ngushtë pranë J. Lo tregojnë se marrëdhënia e tyre vazhdon, madje ajo sa vjen e bëhet më e fortë.

Ka gjithashtu zëra se çifti mund të lidhë kurorë në muajin tetor të këtij viti, dhe se kanë filluar që tani të mendojnë për fëmijët që do të kenë bashkë. Dhe ne që nuk dinim asgjë. Sa e fshehtë paska qenë dhe kjo J. Lo!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here