Lopez ka dalë fituese në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Glamour Women Of The Year Awards, të zhvilluar mbrëmë në New York.

Këngëtarja, aktorja dhe vlerësuesja televizive, ka fituar çmimin kryesor të mbrëmjes, “All-Star”, ku konkurronin një varg femrash të famshme përfshirë Jennifer Aniston, Emma Stone, Jessica Alba dhe Lea Michele.

“Çfarë mbrëmje e mahnitshme… e mbushur me dashuri dhe femra të bukura. Faleminderit revistës Glamour… Vërtet jam e nderuar”, ka shkruar Lopez në profilin e saj në Twitter.

Nga fituesit e tjerë ishin edhe ylli televiziv Chelsea Handler, që fitoi titullin Mbretëresha e Mbrëmjes dhe ylli i serisë “Glee”, Lea Michele, që u nderua me çmimin “Diva Next Door” në nder të femrave të reja të cilat bëjnë ndryshim në botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here