Jennifer Lopez duket më mirë tani se para 17 vitesh Jennifer Lopez tërheq vëmendjen kudo që shfaqet, ndërsa me të njëjtin avaz ka vazhduar edhe në evenimentin e ndarjes së çmimeve MTV Movie Awards në Los Angeles.

45-vjeçarja është shfaqur me fustan të zi në formë kostumi me dekolte të hapur, për të treguar edhe njëherë se është nga ato femra që me kalimin e viteve bëhen gjithnjë e më të bukura.

Revista Cosmopolitan ka bërë një krahasim të fotografive të mëhershme të saj nga i njëjti eveniment (nga viti 1998 dhe 2010) me dukjen e tanishme. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here