Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez, do të fillojë një turne botëror, ndërkohë që do të publikojë edhe albumin e ri “Love?”.

Lopez, e cila aktualisht ka arritur sukses me këngën e re “On The Floor”, ka thënë se në turne do të niset për shkak të adhuruesve të saj.

“Fansat e mi e presin këtë për një kohë të gjatë. Me të vërtetë dua që ta bëjë të paktën një herë në jetë”, ka thënë ajo.

Jennifer Lopez (41) do të publikojë muajin e ardhshëm albumin e shtatë me radhë “Love?”.

“Muzika edhe më tej është dashuria ime e parë. Albumi i ri është xhiruar pas dy vjetësh. Mezi pres t’ia tregojë botës”, ka theksuar Lopez, e cila ka paralajmëruar se kënga e dytë nga albumi i ri do të jetë “I’m Into You”, ku do të jetë mysafir Lil Uejn.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here