Jennifer Lopez dëshiron fëmijëNë një intervistë në “The Ellen DeGeneres Show”, Jennifer Lopez ka deklaruar se dëshiron që të ngelë sërish shtatzënë dhe të ketë katër ose pesë fëmijë në total.

Por, duke gjykuar nga aktivitetet e shumta të artistes, vështirë se ajo ka kohë edhe për dy ose tre fëmijë të tjerë. 45-vjeçarja ka shpërndarë foto në rrjetet sociale, nga projekti i saj më i fundit, duke bërë modelen për koleksionin e saj të ri të veshjeve “Kohl”.

Gjithashtu, në qershor pritet që të shpërngulet në New York për të filluar xhirimet e serive më të reja të “Shades of Blue”, ndërsa për vitin e ardhshëm ka planifikuar të mbajë rreth 40 koncerte. Ndërsa, JLO do të promovojë edhe linjen më të re të parfumeve si imazh i L’Oreal.

“I dua shumë fëmijët e mi, do doja të kisha katër ose pesë… prandaj nëse do mbetem shtatzënë do të isha shumë e lumtur”, është shprehur artistja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here