Jennifer Lawrence: Kam harruar si është seksi!Edhe pse kohë më parë përflitej se Jennifer Lawrence është në romancë me komikun e njohur Aziz Ansari, bukuroshja tani ka deklaruar se është plotësisht beqare.

Vitin që shkoi ajo i ka dhënë fund romancës së saj me këngëtarin e njohur Chris Martin dhe që nga kjo ndarje, siç insiston Jennifer, ajo më nuk ka bërë seks.

Njëra ndër aktoret më të kërkuara dhe më të suksesshme kohëve të fundit në Hollivud, thotë se është e ‘dhimbshme të jesh vetëm’ që nga gushti i vitit të kaluar, pra kur është ndarë nga këngëtari i grupit “Coldplay”, Martin.

“Aq gjatë nuk kam bërë seks, sa më nuk e mbaj mend se çfarë është seksi. Ka kaluar shumë kohë kur për herë të fundit e kam shikuar seksin”, ka deklaruar Jennifer 25-vjeçe, përcjell “Zëri”.

Ajo ka shtuar se nuk ka ndonjë tip të mashkullit që e preferon.

“Secili nga të dashurit e mi të deritanishëm, ka qenë i ndryshëm nga tjetri. Nuk kam ndonjë tip të caktuar të meshkujve që preferoj më shumë. Është interesant se nuk më nevojitet shumë kohë që të dashurohem në një mashkull”, ka shtuar Jennifer.

Mirëpo, ajo thotë se meshkujt janë të këqij, sepse është e famshme.

“Fakti se jam e famshme, meshkujt janë tepër të këqij ndaj meje. Edhe pse unë mundohem të jem e mirë me ta, kjo duket se nuk po ka sukses, pasi ata sillen shumë keq”, ka deklaruar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here