Jennifer Lawrence e vetmuarBukuroshja e Hollivudit, Jennifer Lawrence, frikohet se martesa e saj është shumë larg, pasi meshkujt kurrë nuk i kërkojnë takim. Ylli i filmit “Hunger Games”, momentalisht është beqare, pas ndarjes nga  aktori Nicholas Hoult dhe më pas kishte një romancë të shkurtër me këngëtarin Chris Martin.

Momentalisht nuk është aq shumë duke kërkuar për dashuri të re, edhe pse nëse vjen i duhuri, ajo do të kap rastin që të martohet me mashkullin e duhur.

“Ndjej sikur duhet të takohem me një mashkull, por ai duhet të jetë i atillë që nuk ka ide se kush jam. Mezi pres që të martohem. Nëse gjej atë person i cili dëshiron të kaloj pjesën tjetër të jetës me mua, i cili dëshiron të jetë babai i fëmijëve të mi, atëherë gjithsesi se nuk do ta lëshoj atë rast. Por nuk jam në nguti”, ka deklaruar ajo për revistën “Vogue”. Njëra nga pengesat kur bëhet fjalë për të dalë para altarit, është gjetja e një mashkulli i cili do t’i kërkoj asaj takim, edhe pse ajo është njëra ndër femrat më seksi në Hollivud.

“Askush nuk më kërkon takim. Jam e vetmuar çdo të shtune mbrëma. Meshkujt janë aq të keq me mua. Mos interesimi i tyre, m’i lëndon ndjenjat. Unë jam vetëm një vajzë ndaj së cilës dua që meshkujt të sillen mirë”, ka shtuar bukuroshja. Ndoshta ajo mund të ndjehet e vetmuar kur bëhet fjalë për dashurinë, por ajo ka miq të shumtë që nuk e lënë të mërzitet e vetme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here