Jennifer Lawrence aktorja më e paguar në botë për vitin 2016Jennifer Lawrence është aktorja më e paguar në botë për vitin 2016.

Lawrence, për vitin e dytë me radhë kryeson listën e revistës Forbes, sa i përket fitimit të të ardhurave në vit. Ajo pasohet nga aktorja Melissa McCarthy.

Sipas Forbes, ylli i serisë “Hunger Games” ka fituar 46 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, transmeton REL.

Sidoqoftë, Lawrence, këtë vit ka fituar 11.5 për qind më pak të ardhura krahasuar me vitin e kaluar.

Aktorja McCarthy këtë vit ka fituar 33 milionë dollarë, rreth 10 milionë më shumë se vitin e kaluar.

E treta në renditjen e Forbes, është Scarlet Johannson, ylli i filimit “Captain America: Ciliv Wars”, me 25 milionë dollarë të fituara.

Në top-dhjetëshen e aktoreve më të paguara janë Jennifer Aniston, Fan Bigbing, Charlize Theron, Amy Adams, Julia Roberts Mila Kunis dhe Deepika Padukone.

Forbes ka llogaritur fitimet e aktoreve prej 1 qershorit 2015 deri më 1 qershor të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here