Hudson e ka befasuar publikun në Barbados duke e nxjerrë në skenë djalin e saj të vogël.

Këngëtarja dhe aktorja mbajti një koncert në Karaibe të hënën mbrëma, ndërsa në një moment ajo mori skenë djalin e saj 18 muajsh, David Otunga, Jr.

Hudson performoi këngën “Where You At” duke e mbajtur djalin, të cilit ia afroi mikrofonin që t’i bashkëngjitej në këngë.

“Ishte një publik i mrekullueshëm në koncertin atje… Më pëlqen publiku që ta kthen me të mirë për atë që i ofron”, ka shkruar Hudson në Twitter.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here