Jennifer Aniston vuan nga një sëmundjeJennifer Aniston, ka mësuar diçka të re rreth vetes së fundmi: ajo vuan nga sindroma e thatësisë së syve.

Aktorja 47 vjeçare, ka thënë se e ka zbuluar këtë sëmundje që prekë më shumë se 5 milionë amerikanë, krejt aksidentalisht.

“Gjatë një interviste, më bënë një pyetje nëse isha e varur nga diçka”, thotë aniston për revistën Glamour”. “U përgjigja duke thënë se po, jam e varur nga pikat e syve. I kam me vete ngado që shkoj”.

Aniston kishte menduar se irritomi i syve vinte nga alergjitë derisa kjo gjendje iu kishte mërzitur. Ajo ishte kontaktuar nga një kompani që prodhon medikamente për thatësirën në sy dhe i kishte treguar për sëmundjen, transmeton Klan Kosova.

“Më parë”, thotë aktorja “ nuk e kisha idenë që mund të diagnostifikohesh me një sëmundhe si kjo. Shkova te mjeku im dhe u testova dhe kjo ishte e tëra, kisha thatësirë në sy.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here