Nuk është i fshehtë fakti se Jennifer Aniston nuk i ka pasur punët mirë me meshkujt, kështu që aktorja u është falënderues grupit të miqve të saj që e kanë ndihmuar atë në tejkalimin e krizave.

“Ku do të kishit qenë pa miq? Ne vijmë nga shtëpitë që janë larg të përkryera, kështu që bëheni ose vëlla ose prind për mikun tuaj, familja juaj e zgjedhur. Nuk ka asgjë më mirë se sa një mik i besueshëm. Asgjë”, theksoi Aniston.

E pyetur se kush është mikesha e saj më e mirë, Chelsea Handler ose Courtney Cox, Aniston e kishte të vështirë të zgjidhte dhe refuzoi të përgjigjej.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here