Aniston i ka akuzuar mediat se kanë shpikur ‘grindjen’ mes saj dhe çiftit Brad Pitt dhe Angelina Jolie me qëllim që të përfitojnë financiarisht.

Në vitin 2005, Pitt i dha fund martesës pesëvjeçare me Aniston, ndërsa menjëherë pas doli publikisht me partneren e tij të re, Jolie, dhe që atëherë ka pasur vazhdimisht spekulime se dy palët e urrejnë njëra-tjetrën.

Mirëpo, Aniston i ka thënë revistës InStyle se të gjithë ato që thuhen kanë për qëllim përftimin material nga një tregim i fabrikuar.

“Është një çështje parash- një tregim që nuk ka asgjë të bëjë me realitetin”, ka thënë aktroja e dikurshme e serialit “Friends”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here