Jennifer Aniston dhe Brad PittArnon Milchan është producenti i filmit ‘Mr & Mrs Smith’, i cili ka shkruar një libër, ku ka rrëfyer dhe për ndarjen e shekullit. Një libër konfidencial deri tani, pasi flet për karrierën e tij si producent dhe biznesmen në tregëtinë e armëve, “Jeta e një agjenti sekret që u kthye në agjent Hollivudi”.

Ai kujton se si për këtë film kishte fokusuar Nicole Kidman dhe Pitt për të luajtur rolin e çiftit bashkëshortor që ishin spiuna. Për shkak se Pitt nuk e duronte dot aktoren australiane Kidman u tërhoq nga projekti. Në shkrimin e tij ai insiton se Pitt ishte magjepsur që në fillim nga Jolie, pasi që në fillim kishte pranuar vetëm atë si partnere. Kështu që ai vendosi që roli i femrës të luhej nga Jolie dhe të dy bashkë të ishin çifti i këtij filmi.

Pasi kishin filluar xhirimet dhe thashethemet për historinë midis tyre kishin filluar, Milchan kujton se Jennifer shkonte poshtë e lartë duke pyetur pjesëtar të grupit të filmit nëse dinin gjë, por askush nuk i jepte informacion pasi ishin besnik ndaj Pitt-it. Kështu që ai rrëfen se Jennifer ka shkuar dhe e ka pyetur drejtpërdrejtë Bradin, i cili në fillim e ka mohuar.

Por kur Brad dhe Jen shkuan në Karaibe me Courtney Cox dhe David Arquette për të festuar Vitin e Ri 2005, tendosja midis tyre ishte bërë aq e dukshme saqë Pitt ja pranoi që ishte dashuruar me Jolie-në.

Jennifer e cila është xhindosur keq, e ka përzënë jashtë duke ja hedhur edhe plaçkat jashtë.

Që prej asaj here ai u kthye në shtepinë e tij në Los Angeles sa për të marrë plaçkat e tij. Ato ditë Pitt e ka kaluar në shoqërinë e producentit dhe sa herë që shkonte në punë me motorr, vishej dhe maskohej në një mënyrë që të mos njihej dhe ndiqej nga paparacët.

Që mbas divorcit që Jennifer Aniston e përpiloi menjëherë, Angelina Jolie lindi fëmijën e tyre të parë, familje e cila më pas pasoi edhe me gjashtë fëmijë të tjerë.

Por më në fund Jennifer Aniston ka gjetur dashurinë e saj me aktorin Justin Theroux dhe mbase vënd për brenga nuk ka më.

Ky është kapitullimi i çiftit më të fashëm të historisë së Hollivudit. (LajmeShqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here