Jennifer Aniston

Aktorja e filmit “Marley and Me”, Jennifer Aniston, është parë duke mbajtur në krahë një orë luksoze të dhuruar nga ish-i dashuri i saj John Mayer.

“John ia dhuroi Jennifer orën Rolex kur ata ishin në kulmin e romancës së tyre në muajin maj të vitit të kaluar. Jennifer rrallë e hiqte orën nga krahu, por kur ata u ndanë, ajo ndaloi ta mbajë”, ka thënë burimi.

“Javëve të fundit ka filluar sërish ta mbajë për të treguar se John ende është në mendjen e saj. Ajo madje i ka dërguar edhe mesazhe tekstuale dhe emaile flirtues atij”, ka shtuar burimi.

Aktorja 40-vjeçare dhe këngëtari 31-vjeçar ishin në lidhje për rreth katër muaj gjatë vitit të kaluar. Ata e rifilluan romancën e tyre edhe më herët këtë vit, por u ndanë sërish në muajin prill.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here