Jennifer Aniston raportohet se është duke synuar të marrë një pauzë nga aktrimi.
Ylli i Hollywoodit, i ka thënë revistës OK se ajo ka nevojë për për pushim ca kohë pas një serie filmash të njëpasnjëshëm.
“Do të më pëlqente butoni i pauzës, personalisht. Vetëm pauzë – vetëm për një sekondë”, ka thënë aktorja.
Aktorja e filmit “Marley & Me” është zotuar se do të xhirojë edhe një film, por se pas atij do të qëndrojë ca kohë larg qendrës së vëmendjes.
“Jam e gatshme të marr pushim; është koha që së shpejti të marr pushim. Pas filmit të ardhshëm… po, pas këtij të ardhshmit, do të marr pushim”, ka shtuar Aniston.